Crystal Palace fiton trofeun e parë të rëndësishëm në histori të klubit, triumfon në finalen e “FA Cup” kundër Manchester Cityt

Ekipi nga Londra, Crystal Palace e ka shkruar historinë. Sot fituan trofeun e parë të rëndësishëm në histori të klubit të tyre, shkruan lajmi.net Palace triumfoi me rezultat 1:0 në finale të “FA Cup” kundër Manchester Cityt. Golin e vetëm e shënoi Eberechi Eze në minutën e 16-të pas asistimit të Munoz. Manchester City kishte…

Sport

17/05/2025 19:44

Ekipi nga Londra, Crystal Palace e ka shkruar historinë.

Sot fituan trofeun e parë të rëndësishëm në histori të klubit të tyre, shkruan lajmi.net

Palace triumfoi me rezultat 1:0 në finale të “FA Cup” kundër Manchester Cityt.

Golin e vetëm e shënoi Eberechi Eze në minutën e 16-të pas asistimit të Munoz.

Manchester City kishte mundësi të barazonte rezultatin në pjesën e parë por Omar Marmoush dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 36-të.

Kjo gjeneratë e futbollistëve të Crystal Palaces tashmë kanë gdhendur emrin në histori të klubit, duke fituar trofeun e parë të rëndësishëm./lajmi.net/