Cristiano Ronaldo shkruan historinë, lojtari i vetëm që nominohet 15 herë për FIFPro XI

FIFA dje ka zbuluar listën e ngushtë me 55 të nominuarit për ‘FIFPro World XI’.

Sport

06/09/2019 16:33

Nga kjo listë, pesë janë portierë, 20 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Sigurisht, dy emrat që nuk mungojnë janë edhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, të cilët kanë dominuar futbollin në vitet e fundit, si në aspektin individual po ashtu edhe në atë ekiporë.

Me këtë nominim, Ronaldo ka vendosur rekord, duke u nominuar në të gjitha 15 herat, nga viti 2005, përcjell lajmi.net.

Kështu, Ronaldo numëron një herë më shumë sesa Messi, i cili nuk ishte nominuar në vitin 2006. /Lajmi.net/