Cristiano Ronaldo në bisedime me PSG

Ronaldo po lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus.

Sport

09/08/2020 15:04

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se është gati t’i jap fund aventurës së tij me skuadrën e Juventus.

Mediet franceze kanë filluar ta lidhin portugezin me një kalim të mundshëm te skuadra e Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Ronaldo thuhet të jetë i nevrikosur me progresin që Juve ka shënuar në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se CR7 është gati të shkojë për ta ndihmuar një tjetër skuadër që tradicionalisht ka ngecur në këtë garë.

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano, thuhet se do të takohet me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo, për të diskutuar opsionet.

Mbetet të shihet nëse PSG do të mund t’i sigurojnë Ronaldos gjërat e duhura për ta transferuar në Ligue 1. /Lajmi.net/