CR7 priti përsëri për penalltinë e fundit, radha nuk i erdhi

Napoli është fitues i Kupës së Italisë për sezonin 2019/2020, duke e mundur Juventusin në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Sport

18/06/2020 15:13

Të gjithë lojtarët e zgjedhur nga Gennaro Gatusso për ekzekutimin e penalltive ishin të saktë, ndërsa te Juventus dështuan Paulo Dybala dhe Danilo, duke bërë që të mos mjaftojë saktësia e Leonardo Bonuccit dhe Aaron Ramsey.

Ronaldo priti përsëri, radha nuk i erdhi

Ylli kryesor i Juventusit, por edhe i tërë futbollit italian, Cristiano Ronaldo, nuk gjuajti penallti.

Supozohet se ai ishte në pritje të serisë së fundit, të pestë, në mënyrë që të shënoi për fitore dhe t’i sjell një torfe të ri skuadrës nga Torino. 35 vjeçarit nuk i erdhi fare radha, me ndeshjen që u vendos pas serisë së katërt të penalltive.

Kujtime nga EURO2020 dhe Kupa e Konfederatave e vitit 2017

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo po pret për serinë e pestë për të gjuajtur penalltinë.

Në Kampionatin Evropian të vitit 2012, Portugalia u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja. Për portugezt shënuan Pepe dhe Nani, ndërsa Joao Moutinho dhe Bruno Alves dështuan. Ronaldo nuk pati mundësi të shfrytëzojë radhën e tij për të gjuajtur.

E njëjta gjë ndodhi me të edhe në vitin 2017, në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave në Rusi. Portugalia dhe Kili luajtën pa gola pas 120 minutash, me portugezët që humbën tre penallti, me Quaresman, Moutinhon dhe Nanin.

Ronaldo pati sukses në finalen e Ligës së Kampionëve

Megjithatë, Ronaldo kujton finalen e Ligës së Kampionëve, kur ishte i pesti në radhë për të goditur.

Ishte viti 2016, kur në finalen kundër Atletico Madrid, Ronaldo gjuajti i pesti, duke i sjellë titullin e Evropës Real Madridit./Lajmi.net/