COVID-19: Shteti evropian vendos të karantinohet për gjashtë javë

Irlanda ka vendosur një karantinë prej gjashtë javësh për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Bota

20/10/2020 08:31

Irlanda po vendos një mbyllje gjashtë javore për të ndaluar përhapjen e COVID-19 në atë që udhëheqësi i saj e quajti “regjimi më i rreptë i Evropës”, raportojnë mediat britanike, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Micheal Martin njoftoi vendimin të hënën në mbrëmje në një fjalim televiziv drejtuar kombit pas ditëve të diskutimeve në prapaskenë me ekspertët e tij të shëndetit publik.

Qeveria irlandeze dy javë më parë hodhi poshtë thirrjen e ekspertëve të saj për vendosjen e menjëhershme mbarëkombëtare të kufizimeve të Nivelit 5 – niveli më i ashpër i qeverisë. Martin tha se kjo do të ndodhte duke filluar të mërkurën mbrëma dhe do të zgjaste deri më 1 Dhjetor.

“Unë ndiej shumë personalisht dhe thellësisht ndjenjën e zhgënjimit, ndjenjat e vetmisë, ndoshta edhe dëshpërimin që do të sjellë ky njoftim për shumë njerëz,” tha Martin.

“Ditët bëhen gjithnjë e më të ftohta. Por ju lutem ta mbani mend këtë: që edhe kur dimri vjen, ka shpresë dhe ka dritë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/