Coutinho mund të rikthehet në Angli, ka interesim nga Liverpooli dhe Tottenhami

E ardhmja e Philippe Coutinhos mbetet në dyshim.

Sport

05/08/2021 13:13

Coutinho së fundmi është lidhur me një kalim te Liverpooli dhe Tottenhami.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, agjenti i futbollistit Kia Joorabchian është në bisedime të vazhdueshme dy klubet angleze për të gjetur një marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Futbollisti nuk ka kaluar periudhë të mirë te Barcelona që nga trasnferimi i tij, ku kishte shumë probleme me lëndime.

Vlera e tij në treg ka rënë dukshëm, dhe ‘Blaugranët’ janë të hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të tij.

29-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 14 ndeshje me gjigantin spanjoll në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/