Costa më i mirë se Aguero e Falcao

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar përforcimin e ri Diego Costa duke thënë se ai ka dëshmuar se është më i mirë se sulmuesit e tjerë si Sergio Aguero e Radamel Falcao.

Sport

18/08/2014 09:38

Jose Mourinho lavdëroi përforcimin e tij të ri tek Chelsea, sulmuesin Diego Costa.

Blues shpenzuan 32 milionë funte për angazhimin e reprezentuesit spanjoll për të përforcuar sulmin, pikën e dobët nga edicioni i shkuar. Dhe, ish trajneri i Real Madridit ka lavdëruar kualitetet e Costas, i blerë nga Atletico Madrid.

“Ai ishte në Portugali dhe kurrë nuk e kam shikuar. Ai shkoi në Atletico dhe Sergio Aguero ishte super yll, andaj Diego u huazua. Pastaj, ata sollën Radamel Falcaon, dhe Diego u huazua. Ai ishte prapa futbollistëve shumë të rëndësishëm”, deklaroi Mourinho.

“Pastaj ai u kthye në klub dhe tregoi se ishte më i mirë se dy të kaluarit”, theksoi ai. Chelsea do ta nisë sezonin e ri në Premierligë sonte me duel kundër Burngleyt dhe Costa pritet të jetë titullar në sulmin e gjigantit londinez.