Costa i shkruan Kamberit: BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e shqiptarëve në Serbi

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër drejtuar deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi që mban datën e 18 korrikut e ka siguruar atë se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi. Siç ka bërë të ditur kamberi në një postim në Facebook, letra…

Lajme

24/07/2025 13:48

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër drejtuar deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi që mban datën e 18 korrikut e ka siguruar atë se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.

Siç ka bërë të ditur kamberi në një postim në Facebook, letra vjen si përgjigje e një tjetre që ishte dërguar në adresë të zyrtarit evropian më 25 shkurt.

Sipas asaj që thuhet në letër, Costa thekson pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.