Conte: Unë fitova Premierligën në vititn e parë – Klopp dhe Guardiola nuk e kanë bërë këtë

Antonio Conte ka dhënë disa komente interesante, duke insistuar se është trajner më i mirë sesa Pep Guardiola e Jurgen Klopp.

Sport

02/02/2020 17:30

Conte ka folur lidhur me aventurën e tij në Premierligë, duke përmendur edhe të arriturat e Jurgen Klopp e Pep Guardiola.

Trajneri italian ka përmendur faktin se ai ka fituar Premierligën në sezonin e tij të parë në Angli, kurse Klopp e Guardiola nuk kanë arritur një gjë të tillë.

“Te Chelsea, unë kam fituar Premierligën në vitin e parë dhe Kupën FA në vitin e dytë” ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Klopp nuk ka fituar akoma asgjë në Angli pas katër viteve, kurse Guardiola nuk fitoi asgjë në vitin e parë” ka shtuar italiani.

Conte ka përfunduar aventurën e tij në Premierligë dhe tashmë është kthyer në Serie A për të garuar për Scudetto, ku në rast se fiton me Inter, për skuadrën e tij do të ishte hera e parë që nga viti 2010. /Lajmi.net/