Conte: Përqafuam Scudetton? Jo, jemi më afër se të tjerët, por ka ende shumë rrugë për të bërë

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka reaguar pas fitores ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.

Sport

04/04/2021 08:34

Interi fitoi me golin e Romelu Lukakut, gjë që e “blindoi” pozitën e parë, sidomos pas barazimit të Milanit dhe Juventusit, shkruan lajmi.net.

Mediat italiane e cilësuan si një “përqafim me Scudetton”, por strategu italian refuzoi të bëjë këso lloj krahasime.

“Nuk ishte një përqafim me Scudetton siq thoni ju, sepse fillimisht duhet ta fitoni matematikisht”, tha ai.

“Normale, ne jemi më afër se të tjerët, por ka ende rrugë për të bërë”, shtoi ai.

“Jemi duke ndërtuar diçka të rënësishme, vitin e kaluar ishim afër të fitonim trofe, me finalen e Europa League, dhe tani jemi edhe më afër”, tha Conte.

“Interi më ka thirrur ta ndërroj historinë e viteve të fundit, dhe ishte tejet vështirë, por kishim qëllim që në një periudhë prej tre vitesh, ti bënim tifozët krenarë dhe jemi duke ja dalur”, përfundoi Antonio Conte./Lajmi.net/