Conte përjashton mesfushorin e njohur nga Inter

Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk toleron futbollistët të mos i zbatojnë kërkesat e tij.

Sport

14/01/2020 09:52

Antonio Conte nuk dëshiron ta shehë më Matias Vecinon në Inter.

Trajneri i Nerazzurrëve ka njoftuar mesfushorin uruguaian se nuk zë vend në planet e tij.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ekzistojnë arsye të ndryshme që kanë sjellë përplasje mes tij dhe trajnerit, ku ky i fundit ka mbetur i pakënaqur me karakterin e futbollistit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Vecino akuzohet se nuk është sjell në mënyrën e kërkuar nga Conte gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/