Conte nuk ka kontaktuar me PSG

Antonio Conte lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Paris Saint-Germain por gjërat nuk janë aq të qarta sa paraqiten.

Sport

25/04/2022 18:00

Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se trajneri italian nuk ka kontaktuar me Paris Saint-Germain për një punë të mundshme atje, përcjell lajmi.net.

Conte aktualisht është në krye të stolit të Tottenham dhe shihet si zëvendësues i mundshëm i Mauricio Pochettino. Argjentinasi pritet të ndajë rrugët me PSG në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, media britanike bën të ditur se Conte nuk ka kontaktuar akoma me parisienët.

Trajneri po ndjek pozitën e katërt në tabelë dhe ka fokusin vetëm aty. Ai nuk diskuton për të ardhmen e tij pa u mbyllur ky sezon. /Lajmi.net/