Conte: Nuk e merituam humbjen

Pas disfatës së Tottenhami Hotspur ndaj Machester United, trajneri i Tottenham tha se nuk e merituan humbjen.

Sport

12/03/2022 23:29

Manchester United mposhti me rezultat 3:2 ekipin e trajnerit Antonio Conte.

Ai tha se nuk e merituan humbjen por duhet të përmirësohen.

“Është e vështirë të shpjegohet kjo humbje. Mendoj se nuk e merituam humbjen, por duhet të përmirësohemi”, ishin fjalët e Contes, transmeton lajmi.net.

Lidhur me formën e Ronaldos, ai tha se United nuk do kalonin një natë të mirë pa prezencën e tij në fushë.

“Po flasim për një lojtar që jo vetëm sot tregoi se është top lojtar. Pa Ronaldon në fushë, për United nuk do ishte një natë e mirë”, vazhdoi trajneri italian.

Pas kësaj sdisfate Tottenham janë në vendin e shtatë në tabelën e Premier Ligës, me gjithsej 45 pikë./Lajmi.net/