Conte i pakënaqur me mediet: Shumë kritika për Interin

Antonio Conte nuk është i kënaqur me kritikat ndaj skuadrës së tij.

Sport

18/07/2020 21:48

Mediet po japin shumë kritika për sezonin e dështuar të Inter, ku e arritura më e madhe ishte kualifikimi për Ligën e Kampionëve.

Pas gjithë këtyre kritikave, i pakënaqur ka mbetur Antonio Conte, i cili thotë se kritika ka më shumë sesa meritohen.

“Ne po fillojmë të shohim vlerësimin e punës që kemi bërë deri tani dhe djemtë janë duke u vlerësuar mirë”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Në të kaluarën, befasishëm, skuadra përballej me shumë kritika”, ka thënë tutje italiani.

Conte dhe skuadra e tij do të kenë një test mjaft të vështirë të dielën, kur përballë do të kenë skuadrën e Romës.

Pritshmëritë për Inter këtë sezon ishin më të larta, pas merkatos së pasur që patën ‘Zikaltrit’. /Lajmi.net/