Conte i hapur për kalim te PSG – kërkon 30 milionë euro për vit

Antonio Conte ka lënë të hapur mundësinë për të kaluar te Paris Saint-Germain.

Sport

26/04/2022 11:16

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e PSG.

Mauricio Pochettino dhe PSG do të ndajnë rrugët në fund të sezonit dhe Conte shihet si pasues i mundshëm.

Raportime të ‘RMC Sport’ bëjnë të ditur se Conte ka kërkuar 30 milionë euro për vit për të udhëhequr skuadrën parisiene, transmeton lajmi.net.

Në mesin e emrave të tjerë që janë lidhur me postin e trajnerit të Paris Saint-Germain është edhe Zinedine Zidane.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizje e PSG për stolin. /Lajmi.net/