Conte “driblon” Juventusin: Jam i lumtur te Tottenhami
Antonio Conte e ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Juventusit. Trajneri italian, që po e menaxhon aktualisht Tottenhamin, thotë se është mosrespektuese që të përflitet për ndonjë ekip tjetër, teksa është i përkushtuar te londinezët, transmeton lajmi.net. “Është mungesë respekti për trajnerin që punon në Juventus dhe për mua që punoj në…
Sport
Antonio Conte e ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Juventusit.
Trajneri italian, që po e menaxhon aktualisht Tottenhamin, thotë se është mosrespektuese që të përflitet për ndonjë ekip tjetër, teksa është i përkushtuar te londinezët, transmeton lajmi.net.
“Është mungesë respekti për trajnerin që punon në Juventus dhe për mua që punoj në Tottenham. Sapo e kemi nisur sezonin”, tha ndër të tjera ai.
“Jam i lumtur dhe po shijoj kohën time me Tottenhamin, pronarin dhe Paraticin. Nuk shoh asnjë problem”, përfundoi Conte. /Lajmi.net/