Conte dhe Inter po ‘divorcohen’, sërish një ish-trajner i Juventusit në stolin e Neruazzurëve

Nëse Antonio Conte dhe Interi ndajnë rrugët e tyre javën e ardhshme, siç ka gjithnjë e më shumë mundësi, atëherë Max Allegri raportohet se është i preferuari për të marrë përsipër skuadrën Neruazzure.

Sport

22/08/2020 10:10

Conte dha më shumë komente pas humbjes 3:2 në finale të Ligës së Evropës ndaj Sevilles që sugjeron se koha e tij në klub është në përfundim, vetëm një vit në përvojë.

“Ka qenë e mrekullueshme për mua të jem trajneri i Interit, falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë ta provoj këtë eksperiencë. Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime. Sepse nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua”.

”Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im. Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh tek Interi, por ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i vështirë”, tha ai pas ndeshjes.

Sipas Sky Sport Italia raporton se favoriti i nxehtë për të marrë përsipër Interin nga Conte është Massimiliano Allegri.

Nuk është plotësisht një situatë e panjohur, pasi Allegri e zëvendësoi Contem te Juventus në sezonin 2014-15 dhe vazhdoi të fitojë pesë tituj radhazi në Serie A.

Ai u punësua nga Beppe Marotta, i cili tani është menaxheri i përgjithshëm në Inter. /Lajmi.net/