Conceicao mund të shkarkohet, nëse nuk fiton Milani ndaj Lecces
Presioni vetëm sa po shkon e po rritet për trajnerin e Milanit, Sergio Conceicao, për të cilin raportohet se mund të shkarkohet nëse nuk merr një fitore ndaj Lecces sonte. Trajneri portugez është nën presion tash e disa ditë, derisa u desh edhe ta përgënjeshtroj edhe zëdhënësin e tij, i cili kishte thënë se portugezi…

Sport
Presioni vetëm sa po shkon e po rritet për trajnerin e Milanit, Sergio Conceicao, për të cilin raportohet se mund të shkarkohet nëse nuk merr një fitore ndaj Lecces sonte.
Trajneri portugez është nën presion tash e disa ditë, derisa u desh edhe ta përgënjeshtroj edhe zëdhënësin e tij, i cili kishte thënë se portugezi është i pakënaqur me ekipin.
Më herët u raportua se Milani do të vazhdonte me Sergio Conceiacao, nëse ky i fundit do të siguronte Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, një gjë pothuajse e paarritshme, shkaku i diferencës prej 11 pikëve me vendin e katërt në tabelë.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se menaxhmenti i klubit është i pakënaqur me formën aktuale të Milanit dhe se një skenar drastik do të ndodh nëse Milani nuk fiton ndaj Lecces.
Edhe pse drejtorët e klubit nuk janë “për” ndërrimit të trajnerit përsëri, por një gjë e tillë do të jetë e “detyruar”, nëse Milani nuk merr rezultat pozitiv nga ndeshja e sontme.
Gazeta italiane raporton se në rastin më të keq, Milani do ta zëvendësonte Conceicaon me Mauro Tasotti, i cili udhëheq ekipin e të rinjëve të Milanit.