Cole: Ishte njëra nga paraqitjet më të mira të Chelseat që kam parë

Ish-futbollisti i Chelseat, Ashley Cole, ka thurur lëvdata për skuadrën e menaxherit, Thomas Tuchel.

Sport

04/03/2021 23:24

“The Blues” arritën të dalin triumfues nga Anfield duke mposhtur Liverpoolin, transmeton lajmi.net.

Chelsea e fitoi ndeshjen me rezultatin 0-1, me golin e Mason Mount min (43′).

Ndërkohë, Ashley Cole, i cili ishte në cilësinë e analistit në “SkySports”, e cilësoi paraqitjen si njërën nga më të mirat që ka parë nga Chelsea.

“Ishte një paraqitje perfekte, ata treguan guxim, dhe përsëri, të shkosh në Anfield dhe të jesh i guximshëm është një gjë e mrekullueshme”, tha Cole.

“Për mua kjo është njëra nga paraqitjet më të mira që kam parë, ishin të qetë me top, iu përmbajtën planit dhe kjo ishte e mrekullueshme./Lajmi.net/