‘Coca Cola’ dietale gati i solli vdekjen

Një nënë e dy fëmijëve është lënë duke luftuar për jetë pasi që aksidentalisht i është dhënë cola cola dietale.

Fun

08/10/2019 19:03

Elizabeth Perkins, ishte në koma për tri ditë pasi që ka pirë vetëm  një gllënjkë të kësaj pije, kur një pjesëtar i një lokali ia ka ngatërruar pijen që ka kërkuar.

Ajo ka vuajtur një reaksion alergjikë nga ëmbëlsuesit artificial që përdoren në sasi të larta në pije dietale, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

30 vjeçarës iu është dashur të i shmanget ëmbëlsuesve artificial gjatë tërë jetës, madje edhe dy djemtë e saj nuk guxojnë të i pinë këto pijë për shkak rrezikut të njëjtë si nëna e tyre.

Ajo menjëherë e ka kuptuar që pija është me ëmbëlsues, por prapë se prapë vetëm për një gllënjkë ajo ka arritur të përfundoj në spital, duke qëndruar kështu 3 ditë në koma. /Lajmi.net/