Çmimi i Madh i Hungarisë: Verstappen më i shpejti, Hamilton i dyti – Ferrari qesharak
Max Verstappen ka fituar edhe garën e Hungarisë. Piloti i Red Bull, Max Verstappen është treguar më i shpejti në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë, shkruan lajmi.net. Kampioni në fuqi e nisi garën nga pozita e dhjetë por kjo nuk e pengoi për një fitore. Gjithçka u mbështet me një strategji perfekte të…
Sport
Max Verstappen ka fituar edhe garën e Hungarisë.
Piloti i Red Bull, Max Verstappen është treguar më i shpejti në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë, shkruan lajmi.net.
Kampioni në fuqi e nisi garën nga pozita e dhjetë por kjo nuk e pengoi për një fitore. Gjithçka u mbështet me një strategji perfekte të Red Bull.
Garë të mirë bëri edhe shtatë herë kampioni botëror, Lewis Hamilton që përfundoi në pozitën e dytë.
Mercedes, me anë të George Russell që përfundoi në pozitën e tretë, mori kështu përsëri dy vende në podium.
Ferrari dështoi edhe një herë në strategji gomash, duke ia mohuar mundësinë për garim dinjitoz pilotit Charles Leclerc.
Leclerc përfundoi në pozitën e gjashtë, Sergio Perez në pozitën pesë kurse Carlos Sainz në pozitën katër. /Lajmi.net/