Çmimi i Bitcoin mund të rritet edhe 4.6 herë, thonë strategët e JPMorgan

Besohet se vlera do të arrij $146,000 deri në fund të vitit.

Auto & Tek

05/01/2021 15:04

Bitcoin ka pasur ngritje 500% që nga marsi i vitit 2020, dhe sipas kompanisë JPMorgan Chase & Go, do të vazhdoj të rritet më shumë, shkruan “Independent”.

Kriptovaluta për momentin ka çmimin 31 mijë dollarë, pasi pati një rënie të shpejt dje. Të dielën valuta arriti vlerën më të lartë ndonjëherë, prej 34 mijë dollarësh, transmeton lajmi.net.

JPMorgan parashikon se Bitcoin do të arrij vlerën 146 mijë dollarë deri në fund të vitit, pra 4,6 herë më të lartë se tani.

Mirëpo ata gjithashtu parashikojnë një rënie masive pas një kohe të caktuar. Analizat e marketit kanë parashikuar se rritja deri në nëntor 2021 mund të arrij shifrën 300 mijë dollarë. /Lajmi.net/