Çmimet e prodhimit shënojnë rritje në tre mujorin e fundit

Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.6 për qind në mes të tremujorit të tretë të vitit 2018 dhe tremujorit të tretë të vitit 2019.

Lajme

08/12/2019 11:52

Siç njofton kumtesa, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te përpunimi i produkteve ushqimore 4.3%, prodhimi i mobilieve 3.7%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 2.7%, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 1.3% dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 0.3%.

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te nxjerrja e xehes së metalit -9.0%, prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove -4.4%, prodhimi i metaleve -4.0%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -3.4%, prodhimi i pajisjeve elektrike -3.0%, prodhimi produkteve kimike -2.3%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -1.5%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.2%, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës -1.0%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -0.7% dhe xeheroret dhe guroret tjera -0.6%”. /Lajmi.net/