​Çmimet e naftës stabilizohen, rriten shpresat për bisedime paqeje

Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme në bursat aziatike sot, ndërsa rriten shpresat për bisedime të reja paqeje SHBA-Iran. Donald Trump ka sugjeruar që bisedimet mund të rifillojnë “brenda dy ditëve të ardhshme”, megjithëse Teherani ka thënë se nuk ka “asnjë informacion” në lidhje me ndonjë marrëveshje për një takim të dytë, shkruan BBC, transmeton…

Bota

15/04/2026 08:35

Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme në bursat aziatike sot, ndërsa rriten shpresat për bisedime të reja paqeje SHBA-Iran.

Donald Trump ka sugjeruar që bisedimet mund të rifillojnë “brenda dy ditëve të ardhshme”, megjithëse Teherani ka thënë se nuk ka “asnjë informacion” në lidhje me ndonjë marrëveshje për një takim të dytë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 0.3% pak mbi 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra me 0.3%, pak më pak se 91 dollarë.

Çmimet e energjisë ranë të martën pasi Trump tha se Shtëpia e Bardhë u kontaktua nga Irani me shpresën për të arritur një marrëveshje.

Tregjet kryesore aziatike gjithashtu fituan të mërkurën. Indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me rreth 1%, ndërsa bursa Kospi e Koresë së Jugut u rrit me 3%.