Çmime të reja të karburanteve në Maqedoni nga mesnata

Nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës.

Lajme

04/02/2019 14:17

Benzina do të rritet për një gjegjësisht gjysmë denari derisa dizeli për një denar e gjysmë, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi me pakicë për benzinën Eurosuper BS – 98 rritet për gjysmë denari dhe do të kushtoj 62.5 denar për litër, shkruan AlsatM.

Çmimi i Eurosuper BS-95 nga mesnata do të rritet për një denar dhe do të kushtoj 62 denarë. Dizeli do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtoj 60 denarë për litër.