Çmenduria e radhës e presidentit të Man City

Presidenti i Manchester City, Sheikh Mansour, ka blerë trofeun më të vjetër të FA Cup.

Sport

08/01/2021 11:20

Mansour pagoi një shumë të madhe prej 800 mijë paund që të shtojë një trofe të ri në koleksionin e tij, transmeton lajmi.net.

David Gold nga klubi West Ham e kishe futur në ankand, pasi që e kishte atë në pronësi që nga viti 2005. Ai gjithmonë e shikoi këtë trofe si një “pjesë unike të historisë së futbollit”.

Pikëpamja e Mansour është që një trofe i një rëndësie të tillë kulturore duhet të ndahet me njerëzit e Manchesterit, familjen angleze të futbollit dhe të gjithë atyre që e duan lojën angleze.

Më poshtë mund të shihni edhe trofeun që tanimë është dërguar në Etihad Stadium./Lajmi.net/

Manchester City owner Sheikh Mansour has bought the oldest surviving FA Cup trophy