“Çmenduria” e Juventusit, i bën bashkë Ronaldon dhe Messin?

Emri i Lionel Messit do të jetë “saga” kryesore e kësaj vere.

Sport

29/08/2020 08:09

Janë kampionët e Serie A, Juventus, që kanë hyrë në garë për transferimin e yllit të Barcelonës, raporton L’Equipe, përcjell lajmi.net.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ka shkaktuar “tërmet” në botën e futbollin, duke i kërkuar Barcelonës largimin e tij.

Manchester City kanë qenë më të përfolurit për transferimin e Messit, ku raportohet se i kanë paraqitur ofertë Barcelonës.

PSG gjithashtu shihen si favoritë për transferimin e tij, por duket se Juventus do të provojë mundësinë t’i bëjë bashkë Lionel Messin dhe Cristano Ronaldon në Torino./Lajmi.net/