“Çmendet” Mourinho, shpenzon 300 mln funte për këta katër lojtarë (FOTO)
Manchester United pritet të jetë edhe më konkurrues vitin tjetër.
Sport
Sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve, dhe dëshira e madhe për t’u rikthyer në majat e futbollit anglez, do të shtyjë drejtuesit e Manchester United të mos kursejnë në tregun e transferimeve.
‘DailyMail’ shkruan se Jose Mourinho ka bërë listën prej katër lojtarëve që i dëshiron në ‘Old Trafford’ këtë verë.
Për këta lojtarë, ‘djajtë e kuq’ duhet të paguajnë deri në 300 milionë funte, përcjell lajmi.net.
Bëhet fjalë për yllin e Altetico Madrid, Antonio Griezmann, që ka klauzolë 86.6 milionë funte, të njëjtë e ka klauzolën edhe dëshira tjetër e Jose Mourinhos, sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti.
Lojtari i tretë në listën e trajnerit portugez është Romelu Lukaku, me të cilën Mourinho ka punuar te Chelsea, dhe për të cilin janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë funte, rekord ky në tregun e transferimeve.
Dhe lojtari i katërt në listën e Mourinhos, është Michael Keane, mbrojtësi i Burnleyt, që kushton 30 milionë funte./Lajmi.net/
Antoine Griezmann/ Atletico Madrid
26 vjeç
Klauzola: 86.6 milionë funte
Sezoni 2016/2017: 36 ndeshje, 16 gola, tetë asistime
Andrea Belotti/ Torino
23 vjeç
Klauzola: 86.6 milionë funte
Sezoni 2016/2017: 34 ndeshje, 25 gola
Romelu Lukaku/Everton
24 vjeç
Çmimi: 100 milionë funte
Sezoni 2016/2017: 37 ndeshje, 25 gola
Michael Keane/ Burnley
24 vjeç
Çmimi: 30 milionë funte
Sezoni 2016/2017: 35 ndeshje, dy gola