‘Çmendet’ Ederson: Nëse ka penallti, unë marr të 5-tën

Manchester City dhe Chelsea do të luajnë përballë njëra tjetrës në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/05/2021 17:48

Portieri i Manchester City, Ederson, ka thënë së fundmi se është i gatshëm që të marrë një penallti në qoftë se ndeshja do të vendoset përmes tyre, përcjell lajmi.net.

“Unë jam në listë për të marrë një penallti, nuk më duhet të trajnohem shumë për këtë gjë. Do ta marr vendimtaren, do ta kërkojë atë”, ka thënë braziliani për TNT Sports.

Ai njihet për goditjet e tij të mira me top, mirëpo një gjë e tillë akoma nuk është bërë e ditur nga trajneri Pep Guradiola.

Të dyja skuadrat po kërkojnë që të fitojnë këtë trofe dhe do të japin gjithçka nga vetja e tyre për të arritur një gjë të tillë./Lajmi.net/