‘Çmendën’ Leonardo dhe Al-Khelaifi, bërtasin dhe godasin njerëzit – ndërhyn policia
PSG është eliminuar nga Real Madrid në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport
Real Madrid bëri një përmbysje të madhe me rezultat të përgjithshëm 3:2, për t’u kualifikuar në çerekfinale, shkruan lajmi.net.
E me këtë humbje shumë të zemëruar kanë mbetur dyshja e PSG-së, drejtori sportiv Leonardo dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi.
Sipas “Partidazo Cope”, Al Khealifi dhe Leonardo janë dëgjuar duke bërtitur në dhomën e zhveshjes, ndërsa edhe kanë goditur njerëzit, ndërsa situata ka eskaluar sa që ka qenë e nevojshme edhe që të telefonohet policia.
? Al-Khelaïfi and Leonardo went to the referees' locker room to complain at the end of the match.
They were aggressive and the police have had to be called.
They complain about a possible foul by Benzema on Donnarumma. [cope]— Real Madrid Info ³⁴ (@RMadridInfo) March 9, 2022
Përpos kësaj, “Eid Esmarque” raporton se arbitrit kanë kërkuar mbrojtje nga disa persona shkaku i problemeve të mëdha që ka nxjerrë Al-Khelaifi./Lajmi.net/
? Al-Khelaïfi loses it at the Bernabéu and goes after the referees: "He came down hitting, very angry. They had to ask for help to protect some people who were there.” [@eldesmarque]
— Real Madrid Info ³⁴ (@RMadridInfo) March 9, 2022