Clement Turpin do të jetë gjyqtari në ndeshjen Chelsea – Real Madrid

Francezi Clement Trupin, do të jetë gjyqtari për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelsea – Real Madrid.

Sport

04/04/2022 14:10

Real Madridi dhe Chelsea të mërkurën do të takohen në ndeshjen e parë çerekfinale, të Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët evropian tashmë kanë mësuar se kush do të ndaj drejtësinë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Clement Turpin do të jetë gjyqtari kryesor në ‘Stamford Bridge’. Francezi ka referuar ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2010.

Këtë sezon, ai ka drejtuar ndeshjet e Evropa Ligës dhe Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Nën referimin e Turpin, Real Madridi ka fituar të gjitha ndeshjet dhe Chelsea ka humbur.

Gjyqtarët të cilët do ta ndihmojnë francezin në krah janë Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, arbitër i katër do të jetë Francois Letexier, ndërsa në VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Delajod Willy.

Takimi në mes Chelsea – Real Madrid zhvillohet me 6 prill (e mërkurë), me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/