CL vazhdon sonte, Bayern synon përmbysjen ndaj Villarreal, Chelsea për të bërë mrekullinë në ‘Bernabeu’

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube vazhdon sonte.

Sport

12/04/2022 08:00

Champions League rikthehet për ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Në fokus është ndeshja mes Real Madrid dhe Chelsea, ku  ‘Blutë’ synojnë një përmbysje ‘mrekulli’ kundër Real Madridit.

Në ndeshjen e parë në Londër, ‘Los Blancos’ triumfonin me rezultat 1:3, prandaj nuk do të jetë aspak lehtë për Chelsea. Gjithsesi, punë e vështirë edhe për madrilenët që të ruajnë avantazhin.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Allianz Arena’, mes Bayern Munich dhe Villarreal.

Kampionët e Bundesliga gjunjëzoheshin në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Unai Emery, kur u mposhtën 1:0 në ‘El Madrigal’.

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/