CL: Liverpool me një këmbë në gjysmëfinale, mposht Benfican në udhëtim

Skuadra e Liverpool ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Champions League.

Sport

05/04/2022 22:56

‘Reds’ kanë marrë një fitore në udhëtim kundër skuadrës së madhe portugeze, Benfica, me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Jurgen Klopp kreu punën e saj qysh në pjesën e parë. Ata zhbllokuan në minutën e 17’ me anë të Konate.

Goli i dytë për Liverpool u shënua nga Sadio Mane, në minutën e 34’. Me këto dy gola epërsi Liverpool e mbylli pjesën e parë.

Benfica e nisi mirë pjesën e dytë dhe shënoi me anë të Nunez në minutën e 49’, por nuk arritën më shumë sesa kaq.

Rezultati final u vulos në minutën e 88′, kur Luis Diaz dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:3. Diogo Jota mund të çonte shifrat në 1:4 në minutën e fundit, por portieri i Benfica ishte në vendin e duhur.

Ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Anfield’, terren që e favorizon edhe më shumë skuadrën e Liverpoolit. /Lajmi.net/