Çka ndodhi me Concan?

2 korrik 2011. A ju kujton diçka kjo datë? Përgjigja mund të jetë se ndoshta jo.  Por, kur bëhet një investim i madh për një futbollist, atëherë qdo tifoz i futbollit dëshiron se për kë bëhet fjalë, dhe cila është arsyeja që personi në fjalë përfiton aq shumë. Në atë ditë, mesfushori argjentinas, Dario Conca…

Sport

18/11/2013 16:13

2 korrik 2011. A ju kujton diçka kjo datë? Përgjigja mund të jetë se ndoshta jo.  Por, kur bëhet një investim i madh për një futbollist, atëherë qdo tifoz i futbollit dëshiron se për kë bëhet fjalë, dhe cila është arsyeja që personi në fjalë përfiton aq shumë.

Në atë ditë, mesfushori argjentinas, Dario Conca kaloi tek klubi i pasur kinez, Guangzhou Evegrande, dhe u bë futbollisti i tretë më i paguar në botë. Dhe tani, është konfirmuar se ai do të rikthehet prapa në Brazil, te ish skuadra e tij Fluminense.

Çka ndodhi me njeriun që deri pak kohë më parë rivalizonte Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në kategorinë e futbollistëve më të paguar në botë?

Mosmarrëveshjet me trajnerin, suspendimi prej nëntë ndeshjesh dhe largimi nga klubi dy vjet pas ardhjes në të, nuk janë definicion i suksesit. Në kulmin e karrierës së tij, 28-vjeçari që dikur spekulohej se mund të arrijë kulmin e futbollit botëror, sot nuk është pothuajse askund.

Guangzhou pagoi 8.4 milionë euro për transferimin e tij – rekord në futbollin kinez në atë kohë – duke i dhënë Concas atë që ai mund vetëm ta kishte ëndërruar, pagë prej 167 mijë funtesh në javë.

Por, ai nuk tregoi atë që pritej prej tij dhe trajneri Marcello Lippi ia plotësoi dëshirën duke ia mundësuar transferimin te Fluminense.

Conca, tani 30-vjeç, vështirë se do të përmendet sërish si yll, në nivel me Ronaldon dhe Messin.