Çka janë mitet?

Në fushat akademike si mitologji, mitografi apo folkloristikë, miti është tregim i cili përmban simbole që zakonisht ka shumë kuptime.

Fun

09/12/2016 00:34

Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës apo se si bota dhe krijesat e saj erdhën në ekzistencë. Qeniet mitike aktive janë perënditë dhe perëndeshat, heronjtë dhe heroinat, apo kafshët. Shumica e miteve merren me atë se a kanë ekzistuar në të kaluarën e pafund, para fillimit të numërimit të kohës këto perëndi, heronjë e kafshë.

Miti rrjedh nga greqishtja e vjetër ‘Mythos që do të thotë ‘Tregim’

Në përdorimin popullor, miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Ky përdorim, që zakonisht është përçmues, erdhi nga emërtimi i miteve dhe besimeve religjioze të kulturave tjera si jo-korrekt, por më vonë u zgjerua dhe përfshiu edhe besime të tjera jo-religjioze. Për shkak të këtij përdorimi të famshëm dhe subjektiv, shumë persona e marrin si ofendim kur tregimiet në të cilat ata besojnë quhen mite. Ky përdorim i termit zakonisht shoqërohet me legjendën, fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale, dhe legjendat urbane.

Mit është feniksi, zogu që u ringjallë nga hiri i tij

Miti konsiderohet tregim i shenjtë për shkak se ai përmban rëndësi spirituale apo religjioze  për atë që e tregon, si  kontribon dhe shpreh sistemet e mendimeve dhe të vlerave. Përdorimi i termit nga studiuesit nuk implikon as të vërtetën e as jo të vërtetën e tregimit. Sidoqoftë, në kulturat përkatëse nga vjen miti, ai merret si i vërtetë, për shkak se ai përmban bindjet, konceptet dhe mënyrat e pyetjeve dhe kuptimit të botës.

Mitologji ilire

Mitologjia ilire gjendet brenda një kompleksi kulturor  në të njëjtën shtrirje gjeografike,  në dhënie e marrje tepër të shkrirë bashkë në mes kulturash etnikisht të ndryshme.

Në një rrëfenjë mitike, shënuar nga disa autorë të antikitetit, në variante të ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i një mbreti fenikas, duke kërkuar motrën e vet Europën, arriti së pari në Beoti ku themeloi qytetin e Tebës , pastaj shkoi e zuri vend ndër ilirët, ku, me të shoqen Haromonia lindi të birin, lliriosin. Duke u mbëshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen në gjarpërinj e ashtu kaluan në jetën e përtejme.

Sipas një varianti tjetër, lliriosi gjarpër pati shumë fëmijë, djem e vajza. Këta fëmijë krijuan fillesën e fiseve ilire, fise që mbajnë emrat e tyre, emërtimet e fiseve në gjininë mashkullore u quajtën “bijtë e llirit”, ndërsa ato femnore, “Bijat e llirit”. Pati dhe personalitete historike për të cilët besohej se kishin lindur nga gjarpëri./gazetametro/.