Çka është Dyspraxia dhe cilat janë simptomat e kësaj sëmundjeje?

9:31 | 25 Qershor 2019

Çka është Dyspraxia dhe cilat janë simptomat e kësaj sëmundje Dyspraxia është një formë e çrregullimit të zhvillimit koordinativ (DCD).

Ky çrregullim mund të prek krysisht muskuj të vogël si: duart dhe gishtat, si dhe mund të depërtoj edhe në këmbë, krahë dhe shpinë. Po ashtu, kjo gjendje mund të dëmtoj edhe mënyrën e të folurit, transmeton lajmi.net.

Cilat janë simptomat? Shenjat e Dyspraxi-së, mund të bëhen të dukshme në një moshë të re, konkretisht tek foshnjet dhe tek fëmijët. Këto simptoma përfshinë, vështirësi në të luajtur me lodra dhe mos pjesëmarrja e fëmijëve në loja me të tjerët.

Simptomat tjera mund të përfshinë edhe rrëzim të shpeshtë dhe mos mundësia për të mbajtur objekte/gjëra të ndryshme, madje edhe ato më të lehtat në duar.

Nëse pyetni se çka e shkakton këtë çrregullim, ne e kemi përgjigjien.

Kryesisht njëra prej arsyeve më të shpeshta në shfaqjen e kësaj sëmundjë është lindja e parakoheshme, nën pesha, ose edhe nëse dikush në familje ka pasur këtë gjendje kjo mund të përcillet tek fëmija, si dhe nëse nëna gjatë shtatzënisë ka përdour alkool ose lloje të ndryshme të drogës, gjasat që fëmija të këtë këtë çrregullim janë të mëdha. /Lajmi.net/