Çka dihet deri më tani për shpërthimin në Bejrut

Të paktën 78 njerëz u vranë dhe 4,000 të tjerë u plagosën në një shpërthim masiv që tronditi të martën kryeqytetin libanez, Bejrut, tha për Reuters ministri i shëndetësisë i Libanit.

Bota

05/08/2020 07:52

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin, me qendër në zonën e portit të qytetit, transmeton lajmi.net.

Shiko pamjet:

Pamje apokaliptike/ Shpërthimi në Beirut nga 7 kënde të ndryshme të kapura në kamerë

Kryeministri i Libanit tha që një hetim do të përqendrohej në rreth 2,750 tonë të nitratit të amonit shpërthyes, të ruajtur në një depo për gjashtë vjet.

Një korrespodent i lartë ndërkombëtar i CNN tha që shpërthimi u ndije si një tërmet, ndërsa një dëshmitare tha që ajo kurrë nuk kishte ndier një shpërthim të tillë më parë.

Lexo edhe:

Kryeministri i Libanit: Shkaktarët e shpërthimit masiv në Bejrut do të japin përgjegjësi

Presidenti Trump ofroi mbështetje dhe ndihmë për njerëzit e Libanit pas shpërthimi që la dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur të martën, duke iu referuar incidentit si një “sulm i tmerrshëm”. Zyrtarët libanezë nuk e kanë quajtur shpërthim një sulm.

Tre zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së i thanë CNN-it se nuk ka asnjë indikacion që ata kanë parë që shpërthimet masive që tronditën kryeqytetin libanez të Bejrutit të ishte një sulm, siç tha Presidenti Trump.

E gjithë bota është solidarizuar me Libanin dhe tashmë ka nisur ndihma në shtetin që e ka gjunjëzuar pandemia COVID-19.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për këtë rast tragjik. Ai tha se mendja dhe lutjet tona shkojnë për të lënduarit dhe familjet e viktimave.

Lexo edhe:

Thaçi: Lutjet tona shkojnë për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Beirut

Më tutje, ai shkruan se Kosova qëndron pranë Libanit në këto kohë të vështira. /Lajmi.net/