Thaçi: Lutjet tona shkojnë për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Beirut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter lidhur me shpërthimin apokaliptik që ka ndodhur sot në Beirut.

Lajme

04/08/2020 22:14

Presidendi Thaçi shprehet se fotografitë nga Beiruti janë tragjike, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se mendja dhe lutjet tona shkojnë për të lënduarit dhe familjet e viktimave.

Më tutje, ai shkruan se Kosova qëndron pranë Libanit në këto kohë të vështira. /Lajmi.net/