‘Cjapi i pashëm’ bëhet sensacion në internet

Një cjap në Malajzi është bërë sensacion në internet , pasi fermeri ka postuar fotografi të qimeve të bukura të tij në internet.

Fun

16/07/2019 12:37

Pronari i kafshës, Ahmad Fadzir, 21 vjeç, nga qyteti Kerai në shtetin Perak, thotë se cjapi ka “rënë në dashuri” me kamerën, transmeton lajmi.net.

Adonisi, cjapi në fjalë, është bërë pjesë e dy raporteve televizive deri më tani.

“Nuk prisja që të bëheshin fotot virale”, tha Fadzir.

Fadzir thotë se nuk iu desh shumë kohë ta përzgjedhë atë, kur e pa atë në një treg blegtoral në Terengganu. /Lajmi.net/