City futet në garë për Koulibalyn, rivalizon Liverpoolin dhe Unitedin

Manchester United dhe Liverpool janë prej kohësh në garë për nënshkrimin e Kalidou Koulibaly nga Napoli, por së fundi po rivalizohen edhe nga Manchester City.

Sport

11/07/2020 08:38

Skuadra e Pep Guardiolas ka vendosur të hyjë garë për mbrojtësin nga Senegali.

The Sun raporton se City dëshiron të nënshkruajë me 29 vjeçarin, për t’u forcuar në garën për titull për sezonin e ardhshëm.

Për të bindur Napolin, City do të ofrojë Nicolas Otamendin dhe Oleksandr Zinchenkon, në një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.

Kalidou Koulibaly në anën tjetër dëshiron të provojë një aventurë të re, dhe Napoli ka siguruar pasuesin e tij, duke nënshkruar me Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës./Lajmi.net/