City fiton dramën e Etihadit (Video)

Manchester City ka arritur të fitojë me rezultat 3-2, takimin e zhvilluar kundër Sunderlandit që ishte një dramë e vërtetë.

Sport

01/01/2015 17:57

Pjesa e parë u dominua në tërësi nga City, i cili nuk arriti të shënojë golin e parë.

Pjesa e dytë ishte një dramë e vërtetë. Toure 57′ dhe Jovetic 67′ shënuan dy gola të shpejtë për vendasit, para se Rodwell 68′ dhe Johnson 71′ të shënojnë për të barazuar rezultatin.

Frank Lampard në minutën e 73′ shënon golin që ishte i vlefshëm tre pikë për Cityn, i cili tani ka 46 pikë së bashku me Chelsean. Sidoqoftë, Blutë e kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Video