City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Manchester City ka regjistruar fitoren e 19-të radhazi në të gjitha garat duke e mposhtur 2-0 Borussia Monchengladbach.

Sport

24/02/2021 22:50

Citizens arritën që të kalojnë në epërsi pas golit të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 29-të, transmeton lajmi.net.

Gabriel Jesus 65’ shënoi golin e dyte për t’i dhënë kështu epilogun përfundimtar ndeshjes.

Edhe pse nuk u shënuan shumë gola në këtë ndeshje pamë edhe rikthimin e Sergio Agueros, i cili do t’i shtojë më shumë fuqi sulmit të Cityt.

Më 16 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Etihad Stadium me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/