City dhe United në garë për Iscon, por ka një problem

11:06 | 22 Maj 2019

Manchester United dhe Manchester City do luftojnë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madrid, Isco.

Pas një sezoni zhgënjyes, Reali është i vendosur të largojë disa prej yjeve të skuadrës, mes tyre edhe fantazisti spanjoll.

Dy ekipet e Manchesterit janë të gatshme të ofrojnë 120 milionë euro për të, të mjaftueshme për ta bindur bordin e Los Blancos, përcjell lajmi.net.

Por problemi i vetëm qëndron PSG-ja, që dëshiron me çdo kusht ta bind Iscon të bëjë zgjedhjen e duhur, pra transferimin në Francë.

Të tre ekipet janë takuar me përfaqësuesit e Iscos, që kanë ofruar kushtet më të mira për të.

27-vjeçari ka pasur një tjetër sezon të tmerrshëm, duke realizuar tre gola dhe dy asiste në La Liga. /Lajmi.net/