City, 32 milionë për Mandzukic

Skuadra angleze, Manchester City është duke përgatitur një shumë prej 32 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Mario Mandzukic.

Sport

24/12/2014 10:40

E përditshmja angleze, Daily Star raporton se Manchester City është duke përgatitur një ofertë prej 32 milionë euro për Mandzukic.

Pellegrini është duke kërkuar të shtojë opsione të tjerë në sulm, pasi dëshiron të ketë një skuadër më sfiduese për pjesën e dytë të këtij sezoni.

Sulmuesi kroat u transferua te Atletico nga Bayerni për 21.5 milionë euro, mirëpo tashmë çmimi i tij është rritur, pasi po kalon një formë të mirë te skuadra spanjolle.