Çitaku: Vetëm ambasada s’është mbyllur – SHBA nuk kanë partnerë në Vetëvendosje
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka komentuar raportet e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimin për ndërprerjen e Dialogut Strategjik. Çitaku tha se zgjedhjet do të jenë brenda këtij viti dhe se detyrë e tyre është që të komunikojnë me qytetarët, teksa tha se në raportet me ShBA-të…

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka komentuar raportet e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimin për ndërprerjen e Dialogut Strategjik.
Çitaku tha se zgjedhjet do të jenë brenda këtij viti dhe se detyrë e tyre është që të komunikojnë me qytetarët, teksa tha se në raportet me ShBA-të “më shumë se kaq nuk ka çfarë të ndodhë”.
“Më shumë se kaq nuk ka se çfarë të ndodhë. Në natyrën e raporteve të ShBA-së, unë nuk pres që ShBA ta mbyll ambasadën në Kosovë sepse vetëm ajo ka mbetur”.
“Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendimet e kësaj natyre nuk i marrin në stihi. Mirëpo, në mënyrë që të përmirësohen raportet, e kanë thënë edhe ata vet se iu duhen partnerë. E partnerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Çitaku në Rubikon.
Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se raportet me ShBA-të s’janë prishur por lajmet janë zmadhuar nga opozita, Çitaku iu përgjigj duke thënë se “ky njeri jeton në një univers paralel”.
“Fiks siç po fol për situatën dhe raportet me ShBA, flet edhe për gjendjen ekonomike, flet edhe për korrupsionin se si po luftohet, flet për lirinë e medieve. Pra, ky e ka një realitet të vetin, një univers paralel, në të cilin jeton apo ka zgjedhur të komunikojë. Është deluzion total”.
“Opozita nuk flet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata flasin vet. Në gjuhën diplomatike më shumë se kaq nuk mund të thuhet. Nuk komunikon as ambasada as zëdhënësi i Departamentit të Shtetit me gjuhën e Dejona Mihalit. Ata e trajtojnë veten seriozisht”, tha ajo.