Çitaku shpërthen ndaj Kurtit: Gërdi! Problemet e Amerikës nuk mund të jenë të tuat, Albin edhe sikur të doje ti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të deputetit Albin Kurti, duke i quajtur ato si shfaqje të deliriumit dhe vetëmadhështisë politike. Në një reagim në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti po sillet sikur problemet e Amerikës të ishin të tijat: Problemet e Amerikës nuk mund të…

Lajme

28/09/2025 22:57

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të deputetit Albin Kurti, duke i quajtur ato si shfaqje të deliriumit dhe vetëmadhështisë politike.

Në një reagim në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti po sillet sikur problemet e Amerikës të ishin të tijat:

Problemet e Amerikës nuk mund të jenë të tuat, Albin, edhe sikur të doje ti.

A e kupton çfarë gjendje deliri dhe vetëmadhështie duhet për të folur në atë mënyrë?

E pastaj të japësh leksione për demokraci e sundim të ligjit…

Kushtetutën e keni shkelur me vetëdije dhjetëra herë.

Kabineti qeveritar ose është me aktakuza, ose nën hetime.

Vetë refuzon të paraqitet në prokurori për aferat multimilionëshe.

Dhe megjithatë, flet për rend e ligj.

Gërdi!