Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për përfshirje në rast të armëve të gjetura në një autobus në Hungari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rast që lidhet me importin, eksportin dhe furnizimin e paautorizuar të armëve. Sipas raportit policor, një ankues ka njoftuar se më 1 korrik 2026, në autobusin e tij, i cili ishte ndaluar në Hungari, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar tri…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rast që lidhet me importin, eksportin dhe furnizimin e paautorizuar të armëve.
Sipas raportit policor, një ankues ka njoftuar se më 1 korrik 2026, në autobusin e tij, i cili ishte ndaluar në Hungari, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin, më 3 korrik është arrestuar një i dyshuar. Me urdhër të prokurorit është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ndërsa pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Raporti i plotë:
IMPORT, EKSPORT FURNIZIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Prishtinë 01.07.2026-05:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se me 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari, janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura. Me 03.07.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/