Kanosje ndaj policëve në Suharekë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit – ndalohet për gjashtë orë
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Suharekë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 korrik, rreth orës 07:25, në parkingun e automjeteve. Ankuesi ka raportuar se i dyshuari kishte tentuar ta merrte automjetin nga parkingu pa i ndjekur…
Lajme
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Suharekë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 korrik, rreth orës 07:25, në parkingun e automjeteve. Ankuesi ka raportuar se i dyshuari kishte tentuar ta merrte automjetin nga parkingu pa i ndjekur procedurat ligjore, transmeton lajmi.net.
Policia bën të ditur se gjatë shoqërimit në stacion, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për gjashtë orë, derisa të këndellet nga gjendja e dehur. Rasti është iniciuar si “Kanosje“./lajmi.net/