Çitaku: Shkaku i papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada
Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka shkruar sot në lidhje me raportet e Kosovës me SHBA-të sot në ditën e zgjedhjeve atje. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për shkak të relevancës globale, qoftë politike, qoftë ekonomike, qoftë ushtarake, zgjedhjet në SHBA përcillen nga tërë globi me shumë vëmendje dhe…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka shkruar sot në lidhje me raportet e Kosovës me SHBA-të sot në ditën e zgjedhjeve atje.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për shkak të relevancës globale, qoftë politike, qoftë ekonomike, qoftë ushtarake, zgjedhjet në SHBA përcillen nga tërë globi me shumë vëmendje dhe kujdes.
Sipas Çitakut, edhe demokratët edhe republikanët, ne faza të ndryshme kanë mbështetur fuqishëm Kosovën drejt lirisë, pavarsisë, shtetndërtimit, dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.
“Po, natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës. Joe Biden është miku më i madh i Kosovës, i familjarizuar deri në detaje me çështjen e Kosovës. Fatkeqesisht, për shkak të qasjes aventureske dhe të papergjegjëshme të qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: