Çitaku: Retorika e Serbisë nuk pengon ndërtimin e paqes në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka përmendur fushatën raciste të Serbisë për ta penguar Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përkatësisht në UNESCO.

Lajme

19/11/2015 21:59

Ajo ka përmendur deklaratëve ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic i cili kishte krahasuar Kosovën me ISIS’in.

Por Çitaku ka thënë se retorika e tillë nuk do ta pengojë zhvillimin e Kosovës,.

“Të jeni të sigurt se ne nuk do të lejojmë retorikën e fqinjit tonë që të na pengojnë në përkushtimin tonë për ndërtimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare në Kosovë.

Nuk do të negociojmë me Serbinë, ashtu siç nuk do të kërkojmë leje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Çitaku.